Dhjetëra të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe dëme katastrofike. Këto janë pasojat me të cilat po përballen banorët e një prej ishujve turistikë më të famshëm në Hawaii.
Erërat e fuqishme të një uragani ‘ushqyen’ vatrat e zjarreve të egra, duke bërë që flakët të dalin jashtë kontrollit. Mijëra banorë të zonës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke braktisur gjithçka.


“Mezi ia dolën të shpëtojmë gjallë”-tregoi një grua e quajtur Kamuela, e cila në krah ishte me të shoqin dhe djalin e tyre 6 vjeçar.
“Ishte shumë e rëndë të rrije e shihje sesi i gjithë qyteti im u bë shkrumb e hi e ne nuk kishim çfarë të bënim.”-shtoi më tutje ajo në një prononcim për Associated Press.