Pamje, kjo do të jetë “shtëpia” e kombëtares së Shqipërisë gjatë Europianit

Vitin e ardhshëm Shqipëria do të udhëtojë drejt Gjermanisë, atje ku zhvillohet kampionati Europian. Së fundmi kombëtarja ka vendosur dhe për “shtëpinë” ku do të qëndrojnë e stërviten futbollistët.

Vendi i përzgjedhur do të jetë SportCentrum në Kaiserau. Kompleksi sportiv ndodhet në zonën lindore të Ruhrit dhe ka qenë prej dekadash shtëpia e atletikës e futbollist vestfalian.

Qendra e sportit, e krijuar që në vitin 1949, ka pësuar rinovime e strukturime të ndryshme përgjatë dekadave.

Së fundmi ajo është rinovuar në vitin 2006 dhe në të ka tri fusha me bar dhe dy me terren artificial. Një pjesë e godinës atje shërben si hotel dhe ofron 48 dhoma.