Pamje, Liridona Ademaj përcillet në banesën e fundit

Më në fund, trupi i saj gjeti qetësinë në fshatin Rracaj të Gjakovës.

Në mesin e qindra personave, lotëve e dhimbjes, Liridona Ademaj është përcjellë në banesën e fundit, fill pas zhvarrosjes së saj në fshatin Cërmjan të Gjakovës. Atje e kishte varrosur Naim Murseli, i shoqi, personi i cili porositi e organizoi vrasjen e saj.

Në varrimin e nënës së dy fëmijëve, morën pjesë veç familjarëve të pikëlluar, dhjetëra e dhjetëra qytetarë të tjerë, përfshi këtu dhe figura të larta politike.