Një makinë ka përfunduar në oborrin e një banese private në kryeqytet. Shoferi është arrestuar, ndërsa shkkk i aksidentit rezulton të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të automjetit.
Por për gjetjen e drejtuesit të automjetit, policia ka hasur fillimisht në vështirësi. Kjo për faktin se kur ka shkuar në vendin e ngjarjes në rrugën “Marije Kraja” në Tiranë, autoritetet kanë gjetur fillimisht Renaldo Shytin, i cili u ka thënë se ka qenë ai shoferi makinës. Pas marrjes së tij në pyetje, autoritetet ngritën dyshime se nuk ishte ai shoferi i automjetit.
Pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes ka mbërritur Rodolf Menga, i cili po ashtu ka thënë se ka qenë ai drejtuesi i makinës. Të dy të rinjtë janë dërguar në komisariat, ndërsa pas verifikimeve rezultoi se drejtues kishte qenë Menga.
Ky i fundit iu nënshtrua testit të alkoolit si dhe testit të drogës. I riu rezultoi në gjendje të dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike.
Nuk rregullon shpejtësinë me mjet në qëndra të banuara, humb kontrollin e drejtimit të mjetit, del nga karrexhata dhe si pasojë përfundon në banesë private. Drejtuesi i automjetit me iniciale R.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtestues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjëndje të dehur.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.