Pamje mbresëlënëse, bota e biofluoreshencës

Një shkëlqim i zbehtë buron mespërmes pemëve e gurëve në një prej pyjeve në Uells. Dejvid Ethou, një udhërrëfyes i natyrës nga Noruiçi shpesh herë fton qytetarë apo turistë që t’i bashkohen gjatë një turi të pazakontë, që zhvillohet vetëm gjatë natës.

Përmes një elektriku dore të modifikuar me dritë ultra violet, Dejvid dhe të gjithë pjesëmarrësit, mund të shohin me sytë e tyre botën e pazakontë dhe mbresëlënëse të biofluoreshencës.

Shumë gjallesa në botën ku jetojmë, arrijnë të rrezatojnë në valë të ndryshme dritën. Syri njeriut nuk mund ta shohë këtë fenomen, por përmes një drite ultra violet, gjithçka bëhet e dukshme… dhe ajo që mund të shohësh në piskun e natës në një pyll të dendur, rivalizon dhe barrierat shumëngjyrëshe korale që gjejmë në thellësitë e oqeaneve.

Nga bimët e deri tek kafshët e insektetet, këto janë disa nga pamjet mbresëlënëse të botës së biofluoreshencës.