Pamje mbresëlënëse, parashutistët hidhen nga stratosfera në Polin e Veriut

Tre parashutistë rusë janë hedhur nga stratosfera në një lartësi prej 10,500 metrash në Polin e Veriut, duke thyer kështu një rekord botëror.

Një avion Ilyshin-76 u ngjit në lartësinë e konsiderueshme ndërsa Mikhail Korniyenko, Alexander Lynnik e Denis Yefremov “fluturuan” për afro dy minuta e gjysëm në rënie të lirë në Arktik. Hedhjet e parashutistëve u filmuan me kamera dhe pamjet e regjistruara janë me të vërtetë mbresëlënëse.

Pavarësisht se mbanin maska të posaçme, të tre parashutistët patën probleme me lëkurën e fytyrës për shkak të temperaturave tepër të ulëta.

Hedhjet me parashutë në lartësi të mëdha në zonën e Polit të Veriut janë tepër të rralla, kjo për shkak të kushteve tepër të ashpra e të vështira. Para tre parashutistëve, një ngjarje e ngjashme ka ndodhur veçse në prill 2020, kur disa pjesëtarë të forcave të armatosura ruse u hodhën me parashutë në grup.