Pamje mbresëlënëse të botës ujore, dronët po na tregojnë peshkaqenët si kurrë më parë

Një “boom” në fotografinë e videot me dronë është kthyer në normën e pikasjes, vëzhgimit e studimit të botës ujore, veçanërisht kur fjala është për predatorë si peshkaqenët.

Joanna Steidle, 50 vjeçe, shpesh herë del në brigjet e Oqeanit Atlantik në Southampton të Nju Jorkut (SHBA), pikërisht për të filmuar gjallesat ujore me dron.

50 vjeçarja është rritur duke shkuar në këtë plazh dhe ka ruajtur pasionin për të zbuluar e parë botën nënujore. Që prej vitit 2015, Steidle ka mundur të filmojë përmes dronit pamje spektakolare të balenave, ‘ushtrive’ të ‘stingrays’ apo peshkaqenëve.