Pamje mbresëlënëse, teleskopi JWST vëzhgon mbetjet e lashta të supernovës në Nebulan e Gaforres

Drita që vjen nga atje ka dashur 6500 vite për të mbërritur tek ne…

Teleskopi hapësinor më i fuqishëm i njerëzimit ka sjellë një pamje të re nga Nebula e Gaforres, posaçërisht nga mbetjet e shpërthimit gjigand të një ylli që gjendet 6500 vite dritë larg Tokës sonë.

Nebula e Gaforres është vëzhguar si fenomen nga njerëzit e madje dokumentuar si një ngjarje me rëndësi që në vitin e largët 1054, kohë në të cilën drita e ardhur nga shpërthimi i yllit, “sfidonte” dritën e Hënës sonë përgjatë natës.

Teleskopi James Webb ka përdorur kamerat e tij me infra të kuqe, për të depërtuar me thëllë në kompleksitetin e nebulas, çka i ka ndihmuar shkencëtarët e studiuesit për të kuptuar përbërjen e kësaj ‘varreze masive’ të mijëvjeçarëve të mëparshëm.