Pamje me dron nga pasoja e tërmetit 7.6 Rihter në Japoni, të paktën 48 viktima

Të paktën 48 persona janë konfirmuar të kenë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë më 1 janar, në prefekturën Ishikaëa (Japonia qendrore).

Qindra godina banimi janë shembur prej lëkundjeve të forta, ndërsa të paktën 1 mijë persona po luftojnë me kohën në kërkim të personave që kanë mbetur nën rrënoja.

Paralajmërimet për tsunami tanimë janë larguar nga i gjithë bregu perëndimor, ndërsa pamjet e mëposhtme tregojnë dëmet që shkaktoi tërmeti.