Pamje me dron, Sllovenia përballet me përmbytje katastrofike: Të paktën 3 persona kanë humbur jetën, qindra miliona në dëme

Përmbytjet masive të ditëve të fundit në Slloveni, i kanë marrë jetën deri më tani 3 personave dhe kanë shkaktuar qindra miliona dollarë dëme. Kështu është shprehur kryeministri i vendit Robert Golob, teksa vendi ndodhet përballë një prej katastrofave më të rënda ndonjëherë në historinë e këtij shteti.

BBC ka publikuar një video me pamje nga dëmet masive që kanë shkaktuar përmbytjet si dhe disa rrëfime të qytetarëve.

Më poshtë një video me dron, publikuar nga “The Guardian”.