Pamje, momenti i shpërthimit të fuqishëm në Lushnje: Pas drejtuesit të vinçit ndërron jetë dhe i biri…

Ka ndërruar jetë pak orë pas aksidentit tragjik në Lushnje edhe djali i  drejtuesit të vinçit që ra në kontakt me një linjë të tensionit të lartë. Babë e bir, Roland e Elidon Hoxha, punonin në vinç në momentin kur Roland Hoxha aksidentalisht ka prekur me vinçin një linjë të tensionit të lartë, duke shkaktuar shpërthimin e fuqishëm. Babai ndërroi jetë në vend, ndërsa i biri rreth të 20-tave, u plagos rëndë.

Elidoni humbi jetën gjatë transportimit drejt spitalit të Tiranës për mjekim të specializuar.

Si pasojë e shpërthimit pati në total 8 të plagosur, përfshi dhe deputetin e PS-s Bujar Çela. Edhe ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar së fundmi në spitalin e traumës.