Pamje, nëna sjell në jetë të bijën gjatë udhëtimit me avion… pasagjerët dhe stafi ndihmojnë gruan

Një grua shtatzënë ka lindur foshnjen e saj në mes të fluturimit me avion, disa minuta pasi aeroplani ishte ngritur nga Tachileik për në Yangon (fluturim lokal në Mianmar). Pavarësisht se në bord nuk kishte personel mjekësor, kanë qenë pasagjerët dhe vetë stafi i avionit të cilët i kanë ardhur në ndihmë gruas. Fatmirësisht gjithçka ka shkuar siç duhet dhe nënë e bijë janë në gjendje të mirë shëndetësore.