Pamje nga ishulli “Luftanije”… Dikur vendi me popullatë të dendur, ndërsa tani një qytet fantazëm

Fotot e mëposhtme i përkasin një ishulli të vogël në Japoninë e largët, i cili shërbeu për dekada me radhë si një zonë industriale e të shkuarës, për nxjerrjen e qymyrgurit.

I foritifikuar me beton përgjatë gjithë vijës bregdetare, ishulli Hashima shpesh njihej si ishulli “Luftanije”. Dikur ky ishull kishte popullsinë më të dendur në botë për milje katrorë. Në mesatare për 1 milje katrorë banojnë 124 persona, ndërsa në këtë ishull në shekullin e kaluar, banonin mbi 200, 000 banorë (punëtorë qymyrguri e familjet e tyre).

Në vitet ’70 ishulli u braktis plotësisht. Ishte koha kur i gjithë shteti japonez braktisi nxjerrjen e qymyrit dhe e drejtoi ekonomisë prodhuese kah hidrokarbureve. Vetëm në vitin 2009 Japonia filloi të lejojë turistë në këtë zonë, ndërsa së fundmi, veçse një pjesë e vogël e ishullit të harruar mund të aksesohet, kjo për shkak se godinat tanimë të goditura rëndë nga pesha e kohës e kushteve atmosferike, kanë filluar të bëhen të paqendrueshme e të rrezikshme.