Pamje nga Kalifornia, veç reshjeve e përmbytjeve bie dhe tërmet

Banorët në jug të Kalifornisë janë zgjuar këtë mëngjes nga lëkundjet e një tërmeti me magnitudë 5.1 Rihter, teksa stuhia ‘Hilary’ tanimë ka mbërritur në pjesë të ndryshme të shtetit duke sjellë vërshimet e para.

Stuhia pritet të jetë e furishme, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar që ditë më parë 26 milionë persona, se rreziku për përmbytje është i lartë. Në Palm Springs ndërkohë, reshjet e shiut në një orë ishin aq të mëdha, saqë kalonin dhe sasinë vjetore të shiut atje, raportoi BBC-ja duke iu referuar autoriteteve lokale.

Orët e mësimit dhe shumë fluturime janë pezulluar, veçanërisht në jug të Kalifornisë, atje ku tanimë ka patur vërshime të mëdha dhe shtëpi të përmbytura.