Nga ishujt artificialë deri tek shkatërrimi i digës së Kakhovkës në Ukrainë, kjo është mënyra sesi njerëzimi e ka shndërruar faqen e planetit përgjatë këtij viti.
Ka shumë pak vende në Tokë, ku dora e njeriut nuk ka lënë shenjë të njëfarë lloji. Në afro 95% të territorit tokësor në planet, e gjen një shenjë të njerëzimit, pa përfshirë gjerësisht Antarktidën… edhe pse edhe atje, në shkretinën më të madhe të globit, gjen sërish shenja të njerëzimit.
Nga ky 95% i masës tokësore, 16% është modifikuar ndjeshëm nga dora e njeriut. Zhvillimi urban, inxhinieria në shkallë të gjerë dhe projektet për minierat, e kanë riformësuar relievin në planetin tonë, ndërsa shpyllëzimi dhe agrikultura kanë ndryshuar rrënjësisht ekosistemet e Tokës. Për të mos folur për ndotjen e shkaktuar nga njeriu, të cilën e gjen në thuajse çdo cep të planetit.
E ky riformësim ka vijuar edhe këtë 2023, në disa raste për mirë, e në plot tjera për keq. Po sjellim disa prej shembujve më domethënës të këtij viti, ku dora njeriut sërish ka ndryshuar sipërfaqen e planetit.
Burimi: BBC/ Përshtati me disa shkurtime: Fch.al