Pamje nga Turqia, peshkaqeni i rrallë bie në rrjetën e peshkatarëve

Një peshkatar në Antalia të Turqisë i quajtur Savas Darsun ka publikuar disa imazhe të një peshkaqeni të rrallë i cili ka rënë në rrjetën e tij.

Peshkatar prej thuajse 3 dekadash, Darsun tregon se peshkaqeni i vogël ka sy me të vërtetë mbresëlënës që krijojnë një farë ndriçimi. Peshkatari ka shkrepur disa foto e mandej e ka lënë të lirë specien e rrallë. Lloji njihet si ‘peshkaqeni fanar’ për shkak të dritës që prodhojnë sytë e tij.

 “Nuk ka asnjë rrezik për njeriun, sepse ai jeton në një thellësi të madhe. Nuk hyn në ujë të cekët. Zakonisht e kalon jetën në fund dhe ushqehet me krijesat atje”, tha profesori, para se të shtonte se “tërheq peshq të tjerë sepse pasqyron dritë. Ky peshk gjendet në të gjitha detet. Një peshk që mund të arrijë një gjatësi prej rreth 2.5-3 metra. Është një nga peshqit që japin pak pasardhës.”