Afro 20 hektarë tokë me bimësi, pisha, dushk e parcela me ullinj janë djegur si pasojë e flakëve që kapluan pyllin e Peshtanit në Fier.
Pasojat nga flakët janë të konsiderueshme, ndërsa pjesë të pyllit janë ‘shkretuar’.



Vatra kryesore e zjarrit është shuar tashmë, pas orësh punë e përpjekje të disa ekipeve zjarrfikëse. Terreni i vështirërë e ka bërë edhe më të komplikuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.