Pamje, përmbytjet godasin Kroacinë e Slloveninë, të paktën 5 persona humbin jetën

Një stuhi e fuqishme ka goditur pjesë të ballkanit, ndërsa Kroacia, Sllovenia e Bosnia janë përfshirë nga vërshimet e përmbytjet.

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në këto vende përgjatë ditëve të fundit. Në Zagreb rënia e një peme i mori jetën dy burrave, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan si pasojë e reshjeve e erërave të forta.

Stuhia ka qenë e rrezikshme veçanërisht në Kroaci, atje ku edhe vinçat apo pjesë të ndryshme të godinave janë rrëzuar (shiko videon më poshtë).

Ndërkohë në Slloveni, autoritetet raportuan se një person gjeti vdekjen pasi një pemë e zuri përfund në liqenin e Bledit. Një tjetër person në Bosnje gjeti vdekjen ndërsa 20 të tjerë u lënduan, siç raportuan autoritetet lokale.