Pamje, Pogradeci përfshihet nga reshjet e dendura e breshëri

Në orët e fundit thuajse i gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut. Në Pogradec ndërkohë, veç shiut ka patur dhe reshje masive breshëri, aqsa edhe disa prej sistemeve kanalizuese janë bllokuar. Është dashur ndërhyrja për pastrimin e pusetave që zona të ndryshme të përmbytura të ‘lirohen’ nga prezenca e ujit.

Në disa fshatra të qarkut atje ka patur edhe mungesë të energjisë elektrike.