Pamje, pushuesit “braktisin” plazhin e Durrësit për shkak të reshjeve të shumta të shiut

Kjo e shtunë ka sjellë reshje shiu në të gjithë territorin e Shqipërisë. Moti i keq pritet të vijojë përgjatë gjithë kësaj dite, ndërsa në plazhin kryesor të vendit, atë të Durrësit, pushuesit e kanë ndëprerë plazhin.

Këtë fundjavë duket se plazhi do të qëndrojë i boshatisur për shkak të kushteve të këqija të motit dhe erës së vazhdueshme.