Aurora është 4 muajshe… nuk di të flasë. Të tregojë dhimbjet që përshkojnë trupin e saj të brishtë. Aurora nuk merr dot frymë e vetme. Nëna s’mundet ta ushqejë. Në vend të nënës, kjo vogëlushe merr frymë dhe ushqehet përmes tubave. Aurora qëndron shtruan në spital, në gjendje tepër të rëndë shëndetësore.
Zemra e vockël e Aurorës ka probleme…kjo vogëlushe duhet operuar në zemër dhe shpëtimi i vetëm i saj është nisja në një spital të specializuar në Italinë fqinje. Por kostot e operimit e dërgimit me avion sanitar, janë tepër të larta për familjen.
Pranë Aurorës së vogël, qëndron e motra. Kur erdhi në jetë Aurora, e motra u gëzua pa masë, por tanimë që zemra e vogëlushes dobësohet nga momenti në moment… e motra i qëndron në çdo çast pranë. Ajo është veçse 6 vjeçe dhe i flet me dashurinë e një zemre të madhe, ‘lules’ Aurorë…