Pamje që të thyejnë zemrën, ky vogëlush ka nevojë për ndihmë, nëna u përgjërohet shqiptarëve

Është veçse 7 muajsh dhe rrezikon dritën e syve…Velisjano nuk mundet të flasë, por lotët dhe të qarat e tij i tregojnë të gjitha.

Gjendja shëndetësore e vogëlushit është e rëndë. Ai ka nevojë urgjente për t’u kuruar jashtë shtetit, por prindërit e tij nuk i kanë mundësitë financiare.  Pranë ëngjëllit të vogël qëndron Stela, nëna. Në çdo moment ajo kujdeset që të qetësojë vogëlushin, i cili meket nga të qarat. Stela po ashtu derdh lot dhe dridhet nga mërzia… një nënë, që nuk ka mundësi të shpëtojë të birin.

“Dhimbjen e ka të madhe… e shpreh vetëm duke qarë, i ikin sytë, i zbardhen… trupi i rri i ngrirë. O Zot, kam shumë frikë se në ato momente mund t’i ndodhë diçka. Unë ditët i kam shumë të errëta. Më dhemb shpirti kur e shoh ashtu, do jepja jetën për dritën time. Shqiptarëve u lutemi, kudo që janë, që t’ja kthejnë djalit shikimin… i lutem me shpirt”-rrëfen nëna e Velisjanos, Stela.

Velisjano ka nevojë për kurim të menjëhershëm dhe e vetmja shpresë është dërgimi i tij në spitalin ‘Bambino Jesu’ në Italinë fqinje. Prindërit e këtij ëngjëlli të vogël, i kanë varur shpresat tek zemërgjerësia e shqiptarëve