Pamje, reshje të dendura dëbore në veri të vendit

Nq veri të vendit përgjatë natës janë regjistruar reshje të dendura të dëborës. Në zonat malore të Qafë Thores, Vermoshit e Tamarës trashëdia e dëborës i ka arritur 50 cm.

Autoritetet kanë punuar pa ndërprerje gjatë natës për të mbajtur rrugët e hapura me borëpastrueset. Aktualisht nuk ka probleme serioze në qarkullimin e automjeteve në këto zona.

Reshje dëbore janë regjistruar në fshatrat Vithkuq dhe Dardhë. Në rrugën e Dardhës nga km 9-14, trashësia e dëborës ka shkuar deri në 8 cm.

Më poshtë disa foto nga zonat malore.