Pamje, rrezikuan të mbyten në brigjet e Vlorës e Dhërmiut: Shpëtohen 4 pushues

Katër pushues janë shpëtuar në brigjet e Vlorës e Dhërmoit. Tre prej tyre lundronin në një mjet që kishte pësuar defekt, ndërsa rasti tjetër ka të bëjë me një person i cili rrezikoi të mbytet prej dallgëve.

“-Në rastin e parë, shërbimet e Policisë Kufitare të Vlorës ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, të 3 shtetasve që kishin mbetur në det, për shkak se mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt.

-Në rastin e dytë, shërbimet e SPK Dhërmi ndërhynë për të nxjerrë në breg një shtetas të cilit i ishte rrezikuar jeta, teksa bënte sërf, për shkak të detit të trazuar. Ky shtetas është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.”-njoftoi policia.