Pamje, shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, dy të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur në një pikë karburanti në ‘Rrugën Bardhyl’ në Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona. Aksidenti ka ndodhur teksa një autobot po furnizonte me benzinë pikën e karburantit.

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të plagosur menaxheri i pikës së karburantit dhe shoferi i autobotit.

Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“-njoftoi policia.

Situata aktualisht është vënë nën kontroll. Autoboti ka përfunduar në shkallët e një dyqani pranë karburantit. Fatmirësisht elementi i sigurisë në autobot ka funksionuar siç duhet, duke shmangur shpërthimin e ndezjen masive të hidrokarburit në depozitë.