Teleskopi hapësinor “James Webb” ka nisur të studiojë një ndër supernova-t më të njohura për njerëzimin, e cila ndodhet në njërën prej galaktikave pranë tonës.
E gjendur afro 168,000 vite dritë larg nesh, SN 1987A ka qenë objekt studimi prej dekadash nga teleskopët, por kamera me ifra të kuqe e “James Webb” ka sjellë pamje edhe më të qarta të shpërthimit masiv të një ylli (supernova ndodh kur një yll shpërthen në fund të ciklit të tij jetësor prej miliarda vitesh).
Imazhi tregon një struktuë që i përngjan një vrime çelësi, ndërsa në qendër dallohet mbledhja e gazit e pluhurit që ka dalë prej shpërthimit të supernovës. Pluhuri atje është kaq i dendur, saqë edhe “Nircam” i James Webb nuk ka qenë e aftë të ‘penetrojë’ për të më në detaje mbetjet e shpërthimit.
Më tutje në imazh mund të shikohen “rrathët” që janë shkaktuar nga vala e shpërthimit.