Pamje, stuhia ‘Hans’ shkakton përmbytje të mëdha në vendet nordike, të paktën 3 të vdekur

Erëra të forta dhe reshje masive shiu kanë prekur veriun e kontinentit Europian i cili po përballet prej dy ditësh me stuhinë e quajtur ‘Hans’. Veçanërisht Suedia e Norvegjia janë më të prekurat, ndërsa në Norvegji kanë humbur jetën të paktën dy persona.

Autoritetet në Oslo i sugjeruan qytetarëve që nëse munden të punojnë nga shtëpitë e tyre si dhe të evitojnë lëvizjet e panevojshme, pasi do të ketë “reshje të shumta”.

“Është situatë serioze që mund të sjellë dëme të mëdha dhe pasoja të rënda. Do ë ketë përmbytje të mëdha, dëme nga erozioni dhe pasoja në ndërtesa e infrastrukturë”-thanë më tutje autoritetet.

Në Suedi autoriteti meteorologjik lëshoi kodin e kuq për zonat qendrore të vendit, duke paralajmëruar se do të ketë përmbytje për shkak të reshjeve massive të shiut.

Një duzinë me rrugë në jug të Norvegjisë e pranë Suedisë u mbyllën. Njëlloj situatë e vështirë u raportua në Danimarkë e vendet baltike. Në Lituani një grua humbi jetën pasi një pemë e zuri përfund, ndërsa në Letoni të paktën 10 mijë persona mbetën pa energji elektrike të martën.

Danimarke