Pamje të pazakonta, era e stuhisë ‘Babet’ lëviz shtresën e tokës dhe pemët mbi të

Një qytetar i quajtur David Nugent-Malone, ka filmuar me celularin e tij disa pamje me të vërtetë të pazakonta, teksa kishte dalë për shëtitje me qenin e tij ën Mugdock të Skocisë.

Si pasojë e erërave të forta të stuhisë ‘Babet’, e cila deri më tani i ka marrë dy jetë në Britani, toka në një pjesë të pyllit është shkëputur. Video tregon momentet kur forca e erës arrin të ‘ngrejë’ literalisht copa të tokës, e bashkë me to edhe pemët.

Disa pjesë të ndryshme të pyllit i përngjanin valëve që krijohen në det, si pasojë e forcës që erës që ka shkulur dheun dhe me to rrënjët e pemëve nga toka.