Pamje të pazakonta, një lumë i tërë në Brazil mbulohet nga shkuma

Një lumë në jug të Brazilit është mbuluar i tëri nga sasi masive shkume, ardhur si pasojë e derdhjes së një substance (acid sulfonik) që përdoret për prodhimin e detergjentëve.

Lumi u kontaminua pasi një kamion që transportonte acidin sulfonik u përplas në rrugë teksa substanca toksike arriti të kalojë në lumë.

Autoritetet janë detyruar të shpallin gjendje të jashtëzakonshme si dhe të ndalojnë një stacion për trajtimin e ujit atje, për të evituar konsumin e ujit të lumit.