Pamje të trishta, grupi i gjimnazistëve mblidhen për sherr… disa me shkopa bejsbolli në duar

Pamje me të vërtetë të trishta, që të bëjnë të kuptosh se ku po shkon rinia e sotme shqiptare. Video e mëposhtme, publikuar nga joq dhe filmuar nga një banor i zonës, tregon momentet kur dhjetëra djem janë mbledhur për t’u përleshur mes tyre. Sherri nis fillimisht mes dy djemve, të cilët shihen që në duar mbajnë shkopa bejsbolli.

Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë (16 tetor) rreth orës 10:30 në afërsi të shkollës profesionale Beqir Çela në Shkozet. Pamje me të vërtetë shqetësuese, kur shikon sesi e vetmja gjuhë që “flasin” sot të rinjtë, shumë e më shumë prej tyre, është dhuna.