Një zjarr ka përfshirë kodrat mes Radhimës e Tragjasit në Vlorë, duke djegur shkurre e rrezikuar disa stane e vreshta në fshatin e Radhimës.
Besohet se zjarri ka ardhur për shkak të temperaturave të larta. Ndihmuar edhe nga era, zjarri ka djegur një sipërfaqe me shkurre pranë bypass-it në Vlorë. Një grup zjarrfikësish ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar vatrën e zjarrit.

