Një burrë ka vdekur e 6 të tjerë janë zhdukur pasi një superjaht luksoz që mbante dhjetëra turistë, është mbytur si pasojë e stuhive të fuqishme në gjirin e Siçilisë.
5 prej 6 të zhdukurve janë shtetas të Britanisë, ndërsa viktima i gjetur pranë anijes së mbytur është një burrë, ende i paidentifikuar.
Për të parë videon, klikoni këtu
Jahti me vela i gjatë 56 metra, kishte në bord 22 persona, shumica e të cilëve turistë nga Anglia, por edhe nga Zelanda, Sri Lanka e Irlanda. Anija u godit nga moti i keq dhe një tornado duke bërë që jahti të zhytet në ujë.
15 persona u shpëtuan nga patrulla e rojes bregdetare. Mes të shpëtuarve edhe një fëmijë i vogël njëvjeçar i cili u transportua në spitalin e fëmijëve në Palermo.
Autoritetet vijojnë ende kërkimet për gjetjen e 6 personave të zhdukur.
LIVE: Search and rescue efforts after yacht sinks off Sicily https://t.co/IUvL1ga8M6
— Reuters (@Reuters) August 19, 2024