Pamje, u rrëzua pa ndjenja në fushën e blertë, si ndërroi jetë futbollisti 28 vjeçar i “Egnatias”

Ishte minuta e 23-të e ndeshjes mes Egnatias e Partizanit, kur papritur 28 vjeçari u rrëzua në tokë. Që në momentet e para u kuptua se diçka nuk shkonte. Sulmuesi Raphael Dwamena ishte pa ndjenja në fushën e blertë. Menjëherë në fushë ka hyrë ekpi mjekësor, ndërsa më tutje ambulance ka dërguar të riun në spitalin e Kavajës. Mjekët atje kanë konfirmuar lajmin e trishtë, 28 vjeçari me origjinë nga Gana kishte humbur jetën si pasojë e një goditje në zemër.

“Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.”-njoftoi policia.