Pamje video, 14 vjeçarja shpëton 20 studentë duke evituar përplasjen e autobusit me pikën e karburantit

Kamerat e sigurisë në një pikë karburanti në një qytet të Australisë kanë kapur aktin heroik të një vajzë 14 vjeçare, veprimet e të cilës shmangën një tragjedi të mundshme.

Vajza e quajtur Isabelle Miller, ndodhej në autobus së bashku me 20 studentë të tjerë, në momentin kur automjeti i parkuar fillon të lëvizë dhe merr shpejtësi drejt pikës së karburantit. Vajza vrapon dhe kap timonin, duke arritur të manovrojë e të largojë autobusin nga rreziku.

Në atë moment shoferi i autobusit dhe mësuesi kishin dalë nga makina.

Pronarja e pikes se karburantit, i dha 14 vjecares 100 dollare australiane si shenje falenderimi per aktin e saj