Pamje video, 29 vjeçari i paralizuar luan shah falë çipit ‘Neuralink’ të instaluar në trurin e tij

Kompania e miliarderit Elon Musk ‘Neuralink’, publikoi pamjet live të pacientit të tyre të parë i cili ka instaluar një çip në tru dhe përmes përdorimit të tij, mund të luajë një lojë shahu në kompjuter.

Pacienti 29 vjeçar i quajtur Noland Abraugh, u paralizua nga shpatullat e poshtë, si pasojë e një aksidenti fatkeq. 29 vjeçari ka mundur të lëvizë kursorin e kompjuterit përmes pajisjes ‘Neuralink’, duke luajtur kësisoj gurët në lojën online të shahut.

Të riu iu vendos çipi në muajin janar dhe në atë kohë ai mundte të lëvizte përmes mendjes mausin e një kompjuteri.

“Operimi ishte i thjeshtë”-tha 29 vjeçari i cili shtoi se “nga spitali dola një ditë më pas dhe nuk kam patur probleme kognjitive”.

Duke shpjeguar për eksperiencën e tij me teknologjinë në fjalë, 29 vjeçari tregoi se “nuk është perfekte” dhe se shpesh herë “hasen vështirësi”.

“Nuk dua t’u jap mendimin njerëzve se ky është fundi i udhëtimit, ka ende punë për t’u bërë (me këtë teknologji), po që tani çipi më ka ndryshuar jetën”-tha Abraugh.