Pamje video: 36 vjeçari del me shpatë në rrugët e Londrës, plagos 5 persona

Një burrë në moshën 36 vjeçare është arrestuar nga policia londineze këtë të martë, pasi ka plagosur me mjet prerës disa persona, përshi këtu edhe dy oficerë të policisë.

Autoritetet londineze raportuan se burri u kap në Hainault, një zonë ku ndodhet dhe stacioni i metrosë. Buri ka sulmuar me një shpatë disa qytetarë dhe më tutje dy oficerë policie.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarve, ndërsa 36 vjeçari është arrestuar nga oficerë të policisë.

Hetuesit po punojnë për të parë nëse 36 vjeçari ka patur bashkëpunëtorë. Nga të dhënat e deritanishme nuk rezulton se rasti ka të bëjë me ndonjë akt terrori të organizuar.