Pamje video, 38 vjeçari kapet në tentativë për të vjedhur banesën e një të moshuare 86 vjeçare në Dropull

Një 38 vjeçar i cili ka tentuar të vjedhë banesën e një të moshuare në Dropull është arrestuar në flagrancë nga ana e policisë. I riu, me precedentë të mëparshëm penalë, kishte hyrë në banesën e të moshuarës. Policia është njoftuar nga fqinjët për një person që kishte hyrë për të vjedhur. Policia e ka arrestuar atje 38 vjeçarin.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në banesën e një shtetaseje të moshuar që jetonte e vetme, në fshatin Jorgucat, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në banesën e 86-vjeçares, shtetasin M. Ç., 38 vjeç, banues në Libohovë. Në përfundim të veprimeve, shtetasi M. Ç. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”-njoftuan autoritetet.