Pamje video, 4 të rinj rrahin me shkopa bejsbolli 30 vjeçarin në Korçë

Një 30 vjeçar i identifikuar si Ramada Hasani ka përfunduar në spitalin e Korçës pasi është rrahur barbarisht nga katër të rinj, të cilët e kanë goditur me shkopa bejsbolli dhe sende tjera të forta.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të premte në lagjen nr.16 në Korçë, pranë një servisi makinash.

4 persona kanë ndjekur dhe më pas rrahur 30 vjeçarin i cili është mundur të fshihet në servisin e makinave, siç dallohet edhe në pamjet e mëposhtme.

Pasi kanë rrahur Hasanin, 4 të rinjtë janë larguar. Policia i ka shpallur në kërkim personat në fjalë, të cilët po ashtu janë identifikuar si ; Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri.

Konflikti mendohet se ka ardhur prej një sherri të disa javëve më parë  mes Spartak Selimës dhe të plagosurit, Ramadan Hasanit si dhe vëllait të këtij të tij. Dyshohet se këta dy të fundit, kanë rrahur dhe dëmtuar mjetin e Selimës, i cili në shenjë hakmarrje ka goditur dhe bërë për spital 30 vjeçarin.

I lënduari fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Dëmtuan me sende të forta një shtetas ditën e sotme, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.