Pamje video, aeroporti i Frankfurtit i mbuluar në ujë, anulohen dhjetëra fluturime

Video e mëposhtme tregon një avion që duket sikur është ulur në det… në fakt, avioni është në vendin e duhur në aeroport, veçse ky i fundit është i mbuluar nga uji si pasojë e reshjeve të dendura.

Pamjet e pazakonta vijnë nga aeroporti i Frankfurtit, teksa moti i keq ka mbërthyer Gjermaninë tashmë. Të paktën 70 fluturime janë anuluar në Frankfurt, si pasojë e përmbytjeve në të gjithë zonën aeroportuale.

Për më tepër ndiqni videon