Pamje video, autobusi në Argjentinë përfshihet nga zjarri… flakët kaplojnë të gjithë segmentin rrugor

Kamerat e sigurisë në një prej autostradave në Argjentinë, kanë filmuar momentet kur një autobus plot me pasagjerë përfshihet nga flakët. Prej automjetit derdhet karburanti, i cili po ashtu merr flakë duke kapluar një pjesë të mirë të rrugës në zjarr.

Fatmirësisht asnjë prej dhjetëra pasagjerëve nuk pësoi dëme. Sipas medias lokale, zjarri u shkaktua si pasojë e një shkëndije elektrike në autobus.