Pamje video, avioni vogël rrëzohet në autostradën në Francë, tre personat në bord humbin jetën

Tre persona, dy burra dhe një grua, humbën jetën në një autostradë të Francës pasditen e të dielës, pasi avioni i tyre i vogël u rrëzua.

Përplasja ndodhi në Paris. Dyshimet janë se avioni vogël Cessna ka rënë në kontakt me një linjë elektrike të tensionit të lartë. Avioni mandej është rrëzuar në autostradë, duke goditur një prej barrierave ndarëse në rrugë. Asnjë makinë nuk u godit në rrugë.

“Tre pasagjerët e avionit që sapo ishte nisur nga aeroporti i Lonit vdiqën”, tha zyra e prokurorit për AFP. Viktimat janë “dy burra dhe një grua”, shtoi ai.