Pamje video, burri del në stuhi me gjenerator për t’i risjellë energjinë elektrike fqinjëve të moshuar

Jetojmë në kohë të vështira, ku sensi i të mirës dhe i lidhjes në komunitet duket sikur po zhduket tërësisht. Shumica as që i njohin fqinjët me të cilët ndajnë një shkallë apo një rrugicë.

Rasti i këtij burri nga Teksasi, është pikërisht shembulli i kundërt, shembulli i të qenit i njerëzishëm. I filmuar nga e shoqja, burri del në mes të stuhisë që goditi disa ditë më parë SHBA-të. Me vete burri nga Teksasi mban një gjenerator, të cilin e ka mbushur me naftë/benzinë dhe po i drejtohet shtëpisë së fqinjëve përballë tij. Në atë banesë jeton një çift të moshuarish, ndërsa burri shkon t’i risjellë energjinë elektrike që të moshuarit të mos mbeten pa pajimet e tyre të nevojshme.

Video ka marrë afro 10 milionë shikime në TikTok.

@ahhcarrizaa ❤️ Always check in with your neighbors, especially if they are elderly and dependent on special machines #husband #greenflags #goodman #neighbors #foryou #houston #texascheck #hurricaneberyl #hurricane #fypシ゚viral #beryl #united #htx ♬ original sound – ahhcarrizaa