Pamje video, dëbora zbardh Qafë Thoren

Reshje të dendura dëbore janë regjistruar në zonën e Thethit, ndërsa rruga në Qafë Thore është zbardhur plotësisht.

Autoriteti Rrugor njoftoi se ka kryer pastrimin e aksit rrugor me borëpastruese.

“Dëbora e parë për këtë vit filloi në Qafë Thore duke na ftuar në sezonin dimëror. Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për ta mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks, për banorët e zonës por dhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë turistike. Rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme”, njofton ARRSH.