Pamje video: Familja qëndron e ‘ngrirë’ teksa ariu i zi vjen të hajë ushqimin e piknikut

Pamje dramatike janë filmuar nga disa kalimtarë të rastit në një prej parqeve të Nuevo Leon në Meksikë, atje ku një familje me fëmijë të mitur iu është dashur të rrezikojnë jetën prej një ariu të zi. Familja kishte shkuar për piknik, kur para tyre shfaqet një ari i zi. Ariu ngjitet mbi tavolinë dhe nis të konsumojë ushqimin, ndërsa familjarët qëndrojnë të “ngrirë”.

Video u postua në rrjetin sociale dhe menjëherë u bë virale me mbi 10 milionë shikime.