Pamje video, i riu shqiptar tenton të godasë me hanxhar pronarin e lokalit në Itali

Një  ngjarja e shëmtuar është regjistruar nga kamerat e sigurisë së një lokali në Vetralla të Italisë fqinje, atje ku një i riu me origjinë nga Shqipëria ka tentuar të godasë me hanxhar pronarin e kafenesë.

Siç shkruan media italiane, i riu ndodhej në bar dhe ishte i dehur. Ai ka nisur të kryejë disa skena të turpshme, duke ulur pantallonat e duke i treguar kalimtarëve gjenitalet. Pronari i lokalit i ka kërkuar të riut të largohet.

Shqiptari është larguar për t’u kthyer pak më orë më vonë në ambientet e jashtme të lokalit me një hanxhar në dorë. Momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë, kur i riu tenton të godasë me hanxhar pronarin e lokalit.

Fatmirësisht burri ka mundur të evitojë goditjen. Pronari i lokalit ka kryer denoncimin, por siç shkruan media italiane, pak orë pas denoncimit e ka parë sërish të riun shqiptar në rrugët e qytetit.