Pamje video: Kompania aeronautike në SHBA demostron makinën fluturuese

Një kompani aeronautike në SHBA ka publikuar imazhet e një makine e cila arrin të fluturojë. Makina është në versionin e konceptit, por mundet të ngrihet vertikalisht dhe të fluturojë.

Jim Dukhovny, CEO i kompanisë, i tha BBC-së se deri më tani ka patur mijëra kërkesa për të blerë makinën, teksa kompania bëhet gati që të nisë prodhimin në seri brenda këtyre 12 muajve.

Çmimi i makinës i cili pritet të jetë afro 300 mijë dollarë, projektohet që të mund të fluturojë për një largësi prej 110 kilometrash. Makinë në fjalë është elektrike dhe ka vend për një person.