Një grup spektatorësh që po ndiqnin garat “Of Road”, kanë shpëtuar për fije nga përplasja e një automjeti që merrte pjesë në garë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë në Suharekë të Kosovës ku po zhvillohej dhe gara me automjetet 4×4. Një prej fuoristradave, gjatë ngjitjes së një tatëpjete ka devijuar drejt e tek grupi i spektatorëve që ishin mbledhur për të parë garat.
Fatmirësisht të gjithë personat aty kanë reaguar në kohë dhe janë larguar pa u lënduar prej makinës.