Pamje video, momentet kur makina përplas dy persona pranë godinës së Kryeministrisë në Tiranë

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur dy persona përplasen nga një automjet në Tiranë, pak metra larg godinës së Kryeministrisë në kryeqytet.

Drejtuesi i mjetit, një 21 vjeçar i identifikuar si Jorgaq Thengjilli, ka përplasur një djalë e një vajzë të cilët sapo kishin kaluar trotuarin.

Si pasojë e përplasjes djali spostohet për disa metra por pa marrë dëme të rënda, ndërsa vajza mori plagë më serioze. Ajo iu nënshtrua një ndërhyrje në spitalin e Traumës, ku vijon ende të qëndrojë (jashtë rrezikut për jetën).

Nga kamera të tjera sigurie, është parë se drejtuesi i automjetit udhëtonte me shpejtësi dhe në momentet para aksidentit, ka humbur kontrollin e makinës.

Në video ai dallohet teksa vë duart në kokë, kur shikon se ka shkaktuar aksidentin e rëndë.