Pamje video, momenti kur aeroplani i vogël del nga pista dhe godet një makinë në lëvizje

Një avion i vogël në Teksas të SHBA-ve doli nga pista e aeroportit drejt e në një rrugë dytësore aty pranë, duke u përplasur me një makinë në lëvizje.

Pamjet janë kapur nga një kalimtar i rastit i quajtur Jack Shcneider, i cili filmoi momentin kur avioni çan përmes gardhit metalik dhe godet makinën.

Shoferi i makinës përfundoi në spital me disa plagë të lehta, ndërsa dy personat që ndodheshin në aeroplan nuk morën lëndime.