Pamje video, momenti kur një prej motorëve të avionit me pasagjerë merr flakë në SHBA

Pasagjerët në bordin e një avioni pasagjerësh kanë filmuar momentin kur një nga motorët  e avionit Boeing 737 merr flakë, pak pas ngritjes nga toka të mjetit. Avioni nisej nga Hjustoni drejt Kankunit, por për shkak të problemit është detyruar të kryejë ulje emergjente.

Në një njoftim për shtyp, kompania tha se avioni kishte pësuar defekt mekanik fill pas ngjitjes nga toka. Administrata Federale e Aviacionit në SHBA ka nisur hetimet. Video u përcoll nga BBC-ja.